Lajmi i fundit: Kastriot Rexha i bashkohet Prishtinës së Re si ndihmës i Elon Berishës

Kastriot Rexha
Kastriot Rexha

Kastriot Rexha (36), ish-futbollisti i shumë skuadrave me të cilat fitoi të gjitha trofetë e mundshëm, goleadori i Superligës, tani është duke sprovuar vetëm në zanatin e trajnerit. Pas 2 Korrikut, aventura e dytë në rolin e ndihmësit do të jetë te skuadra debutuese në elitën e futbollit tonë, KF Prishtina e Re

Skuadra e Prishtinës e Re ka filluar fazën e dytë përgatitore, atë më të rëndësishme, dhe të cilën e ka nisur jashtë vendit në Bullgari. Me skuadrën nga Hajvalia e Prishtinës ka udhëtuar edhe trajneri më i ri i kësaj skuadre, Kastriot Rexha, i cili për Kërlaçki ka shpreshur kënaqësinë e të debutuarit në Superligë si trajner.

Rexha: Debutim në Superligë, si për mua dhe skuadrën

“Për mua dhe për skuadrën kjo është një debutim në Superligë. Tashmë do të jem asistent i trajnerit Elon Berisha dhe jam shumë i kënaqur që arrita të nënshkruaj marrëveshjen për t’u bërë pjesë e stafit të këtij klubi shumë të organizuar,”