Liverpool shet Ben Doak te Bournemouth për 29 milionë euro

Ben Doak
Ben Doak

Ben Doak, sulmuesi anësor skocez 19-vjeçar, do të largohet nga Liverpool për t’iu bashkuar skuadrës së Bournemouth, që do të paguajë 29 milionë euro për kartonin e tij, raportojnë mediat britanike, përcjellë Kërlaçki.

Doak iu bashkua akademisë së Liverpoolit në vitin 2022 nga shkolla e të rinjve të Celticut, kur ishte ende 16 vjeç. Megjithatë, ai nuk arriti të zinte vend të përhershëm në ekipin e parë, ku grumbulloi vetëm dhjetë paraqitje.

Sezonin e kaluar ai u huazua te Middlesbrough në Championship, ku realizoi tre gola dhe dha shtatë asistime. Për shërbimet e tij interes u shfaq edhe nga Leeds dhe Porto, por oferta më konkrete erdhi nga Bournemouth.

Në arenën ndërkombëtare, Doak ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren e Skocisë, të gjitha gjatë vitit të kaluar në Ligën e Kombeve, në një grup ku bënin pjesë edhe Kroacia, Portugalia dhe Polonia.