Llapi kërkon 400 mijë euro për Gashjanin, tri oferta nga Turqia!

Elvir Gashjani
Elvir Gashjani

Skuadra e Llapit do të mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesorë të saj. Bëhet fjalë për Elvir Gashjanin, i cili duket se i ka orët e numëruara te skuadra nga Podujeva.

Trajneri Tahir Batatina, ka deklaruar për KosovaPress se ylli 18-vjeçar, Elvir Gashjani, është shumë pranë një lëvizjeje të madhe në karrierën e tij.

Sipas trajnerit llapjan, ai ka tri oferta konkrete nga Turqia dhe vendimi për të ardhmen e futbollistit është shumë afër.

Llapi pret që të arkëtojë rreth 400 mijë euro nga shitja e Gashjanit.

Batatina ka theksuar se prioriteti i tij nuk është fitimi financiar për klubin, por zhvillimi i lojtarit dhe garancia që ai do të merr minuta të mjaftueshme në fushë.

Gjatë viteve të fundit, bardhekaltërit kanë qenë mes skuadrave që kanë krijuar më shumë hapësira për futbollistët e rinj.

elvir gashjani
elvir gashjani