Luuk de Jong zyrtarizohet si përforcim surprizë përpara miqësores së Portos 

De Jong në Porto
De Jong në Porto

Njoftimi për të nuk erdhi nga asnjë gazetar apo nga vetë klubi; askush nuk e dinte deri në momentin kur ai u prezantua direkt para tifozëve.

Klubi portugez Porto prezantoi pa asnjë paralajmërim sulmuesin holandez përpara miqësores me Atletico Madrid, në një mënyrë të drejtëpërdrejtë në stadiumin Estadio do Dragao, duke epara lojtarin nga tuneli live para tifozëve.

Lëvizja e papritur dhe mënyra e prezantimit janë tamam si nga marketing kampioni, Porto krijoi një atmosferë emocionale dhe befasuese, duke shkaktuar reagime të zjarrta nga tifozët.

As mediat sportive, as klubi – asnjë burim zyrtar – nuke kishte paralajmëruar këtë lajm, njoftimi kishte karakter sekret total deri në momentin e prezantimit.

Luuk de Jong, 34 vjeç, erdhi në Porto pas përfundimit të kontratës me PSV Eindhoven, ku u konsiderohet legjendë — ka shënuar 186 gola në më shumë se 300 ndeshje dhe ka ngritur disa trofe nga Eredivisie. Ka luajtur gjithashtu në nivel të lartë për Sevilla, Barcelona dhe Newcastle United.