Malisheva dhe Bekim Isufin ndajnë rrugë – Kërlaçki kishte dhënë lajmin më 18 korrik

Bekim Isufi
Bekim Isufi

Malisheva ka lajmëruar se Bekim Isufi së bashku me tre trajner ndihmës më nuk do të jenë më pjesë e skuadrës. Këtë lajm e kishte dhënë Kërlaçki menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Islandë. Pjesë e skuadrës nuk do të jenë më as trajnerin kondicional Arsim Tershani, trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe videoanalisti, Shkumbin Gërguri.

Malisheva ka pranuar 9-gola në dy ndeshje ndaj Vikingur të Reykjavikut të Islandës. Humbja 8-0 ishte e pafalshme dhe as që pritej ndonjë vendim tjetër. Megjithë se Malisheva ka njoftuar për ndërprehje të bashkëpunimit, informatat e Kërlaçkit thonë që Isufi nuk ka pasur fare kontratë për edicionin e ri. Ndërsa, shumë është përfolur edhe para ndeshjeve të Evropës që Isufi mund të zëvendësohej. Bekim Isufi njihet si trajner i rrept në kryerjen e detyrave, ndërsa ai ka pasur telashe me klubin edhe në të kaluarën, pengesë ishin mospagesat e rregullta apo vonesat në paga.

Sidoqoftë, pas rezultatit në Islandë, ishte rrjedhë logjike ndarja e Isufit me klubin.

Bekim Isufi ka udhëhequr skuadrën në sezoniun 2024/25, nga fillimi në mbarim, ndërsa pozicionimi në vend të 3-të në klasifikim ishte sukses i madh i skuadrës, sidomos pasi u përsërit për vitin e dytë rresht dalja në Evropë