Masa të rrepta sigurie për ekipin e Izraelit në Prishtinë

Masa të rrepta sigurie për ekipin e Izraelit në Evropianin U17 për femra
Masa të rrepta sigurie për ekipin e Izraelit në Evropianin U17 për femra

Kombëtarja e Izraelit në hendboll për femra U17 ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian B, i cili nis sot në kryeqytetin e Kosovës.

Ashtu si në çdo garë ndërkombëtare ku Izraeli merr pjesë, edhe kësaj radhe janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, përcjellë “Kërlaçki”.

Skuadra izraelite është e shoqëruar në çdo moment nga forca të posaçme të Policisë së Kosovës, që nga mbërritja në aeroport, akomodimi në hotel dhe deri te zhvillimi i ndeshjeve në palestër.

Evropiani B për femra U17 zhvillohet nga 4 deri më 10 gusht në Prishtinë, me pjesëmarrjen e tetë kombëtareve.

Në Grupin A garojnë Kosova, Finlanda, Letonia dhe Bullgaria, ndërsa Grupin B e përbëjnë Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe.