Mediumi rumun me artikull të veçantë për dy futbollistët e Dritës katër orë para ndeshjes!

Drita
Drita

Mediumi rumun, “Sport.ro”, ka publikuar një artikull të veçantë për dy futbollistë të Dritës, katër orë para ndeshjes ndaj Steaua Bukureshtit, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ai i ka cilësuar dy lojtarët e Dritës, sulmuesin Blerim Krasniqi dhe mesfushorin Vesel Limaj, si “armët sekrete” të ekipit gjilanas, duke theksuar se janë emra të njohur për ndjekësit e Superligës rumune, transmeton “Kërlaçki”.

Asnjë televizion nuk i transmeton ndeshjet e Dritës në udhëtim – mungesë interesi, pamundësi apo papërgjegjësi?

“Blerim Krasniqi, 29-vjeçar, është një nga pikat më të forta të Dritës, për të cilën ka shënuar 18 gola. Sulmuesi ka pasur një periudhë në Rumani me CS Mioveni gjatë sezonit 2022–2023, ku ka zhvilluar 26 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Ndër këto paraqitje përfshihet edhe një ndeshje kundër vetë FCSB-së në Arenën Kombëtare, ku Mioveni u mposht thellë me rezultatin 5-1.

Në atë takim, Krasniqi e nisi si titullar, por u zëvendësua në pushim”, shkruan mediumi rumun.

blerim krasniqi ishte pjesë e miovenit në rumani
blerim krasniqi ishte pjesë e miovenit në rumani

Lojtari tjetër në fokus është Vesel Limaj, mesfushori 28-vjeçar me nënshtetësi gjermane dhe kosovare.

Ai ka qenë pjesë e FC Hermannstadt në vitin 2023, ku regjistroi vetëm 16 ndeshje.

“Aktualisht, ai është një pjesë e rëndësishme e Dritës dhe ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e deritanishme të skuadrës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve”, thuhet tutje në artikullin e publikuar sot.

vesel limaj ishte pjesë e fc hermannstadt në rumani
vesel limaj ishte pjesë e fc hermannstadt në rumani

Ndeshja mes Steaua Bukureshtit dhe Dritës fillon prej orës 20:30.

Formacionin e mundshëm të kampionit të Kosovës dhe detajet e fundit para ndeshjes mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.

Pa Liridon Balajn të suspenduar dhe Camilo Mesan të dëmtuar – ja formacioni i mundshëm i Dritës ndaj FCSB-së