“Mendova se dikush po bënte shaka në ora 23:00” – Xhaka tregon se si e konaktoi presidenti i Sunderland

#post_seo_title

Për herë të parë pas rikthimit të tij në futbollin anglez, Granit Xhaka ka zbuluar prapaskenat e marrëveshjes që e solli te Sunderlandi. Mesfushori shqiptar ka treguar momentin kur u kontaktua dhe arsyet që e bindën të bëhet pjesë e Premier Leagues sërish.

Vetëm disa ditë pas debutimit të tij të shkëlqyer, ku Sunderlandi fitoi 3:0 ndaj West Ham United, Xhaka foli për përshtypjet e para dhe rutinën e tij të re me klubin anglez.

“Këtu, jetojnë, marrin frymë dhe jetojnë për sportin. Ky pasion është i sinqertë”, tha Xhaka, duke shtuar se “nuk do të pendohem kurrë për këtë vendim, çfarëdo që të ndodhë”.

granit xhaka
granit xhaka

Spekulimet për të ardhmen e tij qarkulluan gjatë gjithë verës, por 32-vjeçari ka dhënë versionin e plotë se si ndodhi transferimi. Kontakti i parë erdhi vetëm një ditë para nisjes së tij për kampin stërvitor të Bayer Leverkusenit në Rio de Janeiro.

“Në orën 23:00, një numër zviceran u ndez në telefonin tim. Isha duke shkuar për të fjetur, pasi fëmijët tashmë po flinin: ‘Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Mendova se dikush po bënte shaka pasi agjenti im ishte në Amerikë por i dhash Kyrilit numrin e tij pasi bisedës së shkurtër që patëm”, tha Xhaka. “Dhjetë minuta më vonë, agjenti më kontaktoi se bashku më drejtorin sportive dhe Kyrilin, ku e kuptova se gjërat po bëheshin serioze”.

Mesfushori i Zvicrës tregoi se pas asaj telefonate e ndjeu se ishte momenti për një kapitull të ri.

granit xhaka

“Thashë, Granit duhet ta bësh këtë. Klubi po vinte nga një situatë që më kujtoi fillimet e prindërve të mi – nga e para. Dhe, mendoj se kjo përvojë te Sunderlandi do të më japë gjëra të mira për të ardhmen time”, u shpreh ai.

Xhaka tashmë është kapiten i Sunderlandit dhe ka ambicie të mëdha për të ardhmen e klubit në Premier League.