Mezash nga Curva Sud e AC Milan – nuk do të jenë më prezent!

Curva Sud
Curva Sud

“Shumë po na pyesin nëse Curva Sud e viteve të fundit – ajo pasionale, ajo e banderolave historike me shumë ngjyra, ajo e koreografive spektakolare – a do të jetë pjesë në vendin e saj të përhershëm?

Pas një qetësie shurdhuese nga Bordi, janë vendosur kështu gjërat:

Banderolat e reja s’kanë problem.
Banderolat e vjetra nuk do të lejohen më.
Nuk na lejohet të abonohemi në sektorin BLU, por nëse ka vende të lira aty, jemi të lirë ta paguajmë biletën si gjithë të tjerët. Pra, rregulli nuk ekziston nëse e blejmë si të tjerët, vetëm në abonime.

Janë futur në listën e zezë: djemtë që këndojnë në stadium, djemtë që thurin koreografitë, djemtë që i bien tambureve gjatë ndeshjeve. Janë të ndaluar të vijnë përgjegjësit dhe drejtuesit, si dhe familjarët e tyre – fëmijë e gra – vetëm sepse shprehën opinionin e tyre kundër drejtuesve dhe protestuan në mënyrë paqësore në Casa Milan.

Me dhimbje të thellë, me këtë autoritet të ashpër që po zbatohet në San Siro, nuk na krijohen kushte për të bërë tifo për Milanin tonë, siç e bëjmë prej dekadash dhe siç bëhet në çdo stadium.

Na vjen keq për ekipin dhe për “Mister”, viktima të sakrifikimit në këtë situatë, të zgjedhur nga ky bord. Ata janë pjellë e zgjedhjeve të verbra, të pajustifikuara dhe pa logjikë.

Teatër të mbarë!”