
Ardian Nuhiu, tajner i SC Gjilanit është paraqitur para gazetarëve në konferencën për media para duelit hapës ndaj FC Ballkani.
Nuhiu ka folur për komponimin e ekipit, ardhjet e reja, si dhe edicionin e ri në ardhje.
“Mezi po e presim fillimin e kampionatit. Jemi të përgatitur maksimalisht, me besim dhe energji pozitive të cilën duhet ta përcjellim brenda fushës së lojës”.

“Ballkani është një ekip cilësor dhe i ndërtuar rishtazi, por ne kemi analizuar dhe kemi punuar në detaje për këtë sfidë. Presim gjithashtu edhe mbështetjen e tifozëve të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë”.
“Lojtarët e ardhur janë ambientur me ekipin dhe sistemin e punës këtu. Problematike mbetet fusha sintetike, e cila po na penalizon jo pak, pasi që edhe lojtarët po përballen me lëndime”.
“Nuk do të qahemi për edicionin e kaluar, por do të punojmë shumë për edicionin e ri. Episodet e kaluarës tashmë i kemi harruar dhe jemi të gatshem për garën e re”, deklaroi Nuhiu.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkani fillon në ora 16:30.