
Mitrovica e Veriut pret për herë të parë turne në Streetball – organizim i mbështetur nga komuna dhe FBK
Sot, me fillim nga ora 18:00, në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka nisur për herë të parë një turne në Streetball, ngjarje kjo që shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e sportit në këtë pjesë të vendit.
Ky aktivitet sportiv organizohet me përkrahjen e Komunës së Mitrovicës së Veriut, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe me mbështetjen e veçantë të basketbollistit të njohur Drilon Hajrizi.
Eventi synon të promovojë sportin dhe bashkëpunimin përmes lojës së basketbollit, duke sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme.