Në fundjavë starton edhe Liga e Parë – nëntë ndeshje në orar, spikat takimi në Gjakovë

Liga e Parë

Liga e Parë e Kosovës nis këtë të shtunë, më 16 gusht 2025, me një program të ngjeshur prej 9 ndeshjesh, që përfshijnë 18 ekipe në total.

Në këtë javë të parë, ndeshjet më të pritura janë ato mes Besa Pejës dhe Vushtrrisë, si dhe përballja mes Rilindjes dhe Lirisë, që premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë.

Megjithatë, kryendeshja e javës pritet të jetë ajo mes Vëllaznimit dhe Feronikelit, dy skuadra me histori dhe ambicie të mëdha për ngjitje.

Po ashtu, vëmendje të veçantë merr edhe derbi lokal mes Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, që gjithmonë sjell emocione dhe rivalitet të fortë në fushë.

Të gjitha takimet do të zhvillohen në orën 16:30, duke premtuar një fillim të zjarrtë të sezonit në Ligën e Parë.


E SHTUNË, 16.08.2025
16:30 Prizreni-Trepça-89
16;30 Trepça-Istogu
16:30 R-Sadiku-2-Korriku
16:30 Vëllaznimi-Feronikeli-74
16;30 Besa P- Vushtrria
16;30 Kika-Kek-u
16;30 Suhareka-23-Vjosa
16:30 Dinamo- T.Çanga
16;30 Rilindja1974-Liria