“Nëse më duhet të them një emër, është ai” – Ilir Daja habin kroatët duke zgjedhur yllin e Hajduk Split

Ilir Daja

Në konferencën për shtyp përpara përballjes mes Dinamo City dhe Hajduk Split, trajneri Ilir Daja, ka habitur mediat kroate me vlerësimin që i bëri një prej futbollistëve të kundërshtarit, por jo ato shqiptare, pasi ishte e pritur një përgjigjje e tillë.

I pyetur se kush është lojtari më i mirë i Hajdukut, Daja tregoi vëmendje të veçantë ndaj një mesfushori shqiptar – Adrion Pajaziti.

“Nuk mendoj se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse nëse e bëj, do t’i motivoj lojtarët e tjerë të Hajdukut. Pashë disa ndeshje të Hajdukut. Është e vështirë të thuash se kush është lojtari i tyre më i mirë, sepse ata kanë shumë lojtarë të mirë. Por do të thoja Pajazitin”, deklaroi Daja.

ilir daja
ilir daja në konferencë për media

Ky vlerësim i veçantë për Pajazitin, i cili këtë verë është bashkuar me Hajdukun këtë afat, është një mesazh domethënës jo vetëm për potencialin e tij, por edhe për rolin që pritet të ketë në sfidën ndaj klubit shqiptar.

Deklarata e Dajës tregon respekt për individualitetin e lojtarëve të Hajdukut, por në të njëjtën kohë lë të kuptohet se Dinamo City është e përgatitur për të përballuar sfidën, duke njohur në detaje cilësitë e kundërshtarit.

Për Pajazitin, kjo pritej, pasi Daja njihet si motivues i lojtarëve shqiptarë kudo që janë, sidomos një i tillë si Pajaziti që shpesh ftohet te Kombëtarja e Shqipërisë.

ardon pajaziti në aksion

Te Hajduk Split, luan edhe Ron Raçi, por ai nuk ka ende të drejtë loje, pasi që ka luajtur me Prishtinë në garat evropiane.