Skuadrat shqiptare nga katër shtete ku jetojnë në Ballkan, 10 prej tyre, 4 nga Shqipëria dhe Kosova dhe nga 1 nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke filluar që nga java e ardhshme më 8 korrik, fillojnë rrugëtimin me të vetmin qëllim, kalimin e sa më shumë raundeve garuese, mundësisht plasimin eventual në grupe. Përveç prestigjit sportiv, shumë nga skuadrat tona, të hyrat materiale nga kjo garë është jetike.
Nga 10 skuadrat, vetëm përfaqësuesi i Kosovës, FC Prishtina merr pjesë në kualifikimet e Europa League, e cila në rast eliminit ka mundësi tjetër në garat e Conference League. Të njëjtën mundësi e kanë edhe 3 kampionët, Egnatia, Drita dhe Shkëndija.
Ndërsa, Ballkani dhe Dinamo, kjo e fundit si fituese e Kupës, garat fillojnë nga raundi i dytë eliminator në Conference League.
Liga e kampionëve – Raundi i parë kualifikues
The New Saints (Uels) – Shkëndija (e martë, 8 korrik, ora: 20:00)
Drita – Differdange 03 (Luksemburg) (e martë, 8 korrik, ora: 20:00)
Egnatia – Breiðablik (Islandë) (e martë, 8 korrik, ora: 21:00)
UEFA Europa League – Raundi i parë kualifikues
Sheriff Tiraspol (Moldavi) – Prishtina (10 korrik, ora 19:00)
UEFA Conference League – Raundi i parë kualifikues
Nõmme Kalju (Estonia) – Partizani (10 korrik, ora 18:45)
Deçiqi – Sileks (Maqedoni) (10 korrik, ora 20:00)
Malisheva – Vikingur Reykjavik (Islandë) (10 korrik, ora: 20:15)
Vllaznia – Daugavpils (Letoni) (10 korrik, ora 20:00)
UEFA Conference League – Raundi i dytë kualifikues
Atlètic Club d’Escaldes (AND) / F91 Dudelange (LUX) – Dinamo (24 korrik)
Ballkani – Floriana (MLT)/Haverfordwest County (UEL) (24 korrik)