Orges Shehi: „Lojtarët duhet të jenë të përqendruar dhe të saktë në çdo moment“

Orges Shehi
Orges Shehi

Ballkani pret Florianan e Maltës, në ndeshjen e parë të aundin të dytë të UEFA Congerence League. Ndeshja nis nga ora 20:30 në „Fadil Vokrri“ me tranmetim nga RTK-ja.

Ismajgeci është mungesë e vetme e nesërme shkak suspendimt nga viti i kaluar, ndërsa Vokrri është regjistruar dhe do të jetë pjesë e listës së gjerë, përcjellë Kërlaçki nga konferenca për shtyp para ndeshjes të trajnerit Shehi dhe mbrojtësit Jashanica.

Orges Shehi - Bajram Jashanica
Orges Shehi, konferenca për shtyp, Ballkani – Floriana

Shehi: „Lojtarët duhet të jenë të përqendruar dhe të saktë në çdo moment“

Ndërsa, Orges Shehi, ka folur për përballjen duke theksuar rëndësinë dhe vështirësinë e kësaj faze.

„Fakti që jemi në raundin e dytë tregon se skuadra ka bërë një punë të mirë më parë. E vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin, me lojtarë nga vende të ndryshme. Ndeshjet në Europë janë gjithmonë të vështira, ndaj nuk duhet nënvlerësuar askush,“ u shpreh Shehi.

Ai shtoi se për këtë ndeshje kanë më shumë informacion rreth kundërshtarit, pasi ky i fundit ka luajtur një raund më parë. „Ne kemi hyrë direkt në raundin e dytë falë meritës dhe punës së bërë më parë. Edhe pse ndeshjet e para janë gjithmonë të komplikuara, tashmë kemi një ide të qartë se si ta qasemi kësaj sfide,“ tha trajneri.

Për fat do të luajmë në të njëjtin stadium ku kam luajtur më parë me Partizanin. Është një ambient që e njoh, por kjo nuk e bën më të lehtë ndeshjen,“ u shpreh Shehi rreth përvojave të mëparshme dhe nxjerrjes të ndonjë mësimi nga e kaluara.

Ai shtoi se përballja me një kundërshtar që ndryshon vazhdimisht nga viti në vit e vështirëson analizën dhe përgatitjen: „Ka ngjashmëri me skuadrën që kemi përballur më parë, por ndryshimet e përvitshme e bëjnë sfidën më të paparashikueshme.“

„Lojtarët duhet të jenë të përqendruar dhe të saktë në çdo moment. Duhet të vlerësojmë çdo situatë sikur të ishte e fundit, sepse në këtë nivel janë detajet ato që bëjnë diferencën. Nuk është se kam nxjerrë ndonjë mësim të madh në të kaluarën, por ashtu si me Partizanin (sqarim: Marsaxlokk, Maltë), shpresojmë të kalojmë më tej,“

Bajram Jashanica
Bajram Jashanica, konferenca për shtyp, Ballkani – Floriana

Jashanica: „Pretendimet janë të njëjta si çdo vit, eksperienca do të bëjë diferencën“

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, shprehet optimist për ecurinë e ekipit në Europë, duke theksuar vazhdimësinë e objektivave dhe rëndësinë e eksperiencës brenda grupit.

„Kemi pretenduar gjithmonë rezultate të mira, që prej pesë vitesh që jam pjesë e këtij ekipi. Edhe këtë sezon kemi bërë një punë të jashtëzakonshme dhe pretendimet tona mbeten të njëjta,“ tha ai.

Jashanica theksoi se përvoja e akumuluar në skuadër mund të bëjë diferencën në ndeshjet ndërkombëtare. „Eksperienca që kemi në ekip do të na ndihmojë shumë. Në Eropë nuk ka ekipe që duhen nënvlerësuar, çdo përballje duhet trajtuar me seriozitet maksimal,“ përfundoi ai.