Otavio – Mbrojtësi brazilian që synon të bëhet lider i Paris FC në Ligue 1

Otavio Ataíde da Silva
Otavio Ataíde da Silva

Paris FC ka realizuar transferimin më të shtrenjtë në historinë e tij duke sjellë në radhët e veta mbrojtësin brazilian Otavio Ataíde da Silva, i njohur thjesht si Otavio. Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin nga kryeqyteti francez, që këtë sezon do të rikthehet në Ligue 1 pas më shumë se katër dekadash mungesë.

I lindur më 21 prill 2002 në São Paulo, Otavio është një qendërmbrojtës modern, i gjatë 1.88 m dhe me këmbën e majtë të preferuar. Ai nisi karrierën në akademinë e Flamengos dhe më pas u transferua në Evropë, ku spikati fillimisht te Famalicão në Portugali, përpara se të kalonte te Porto në janar të vitit 2024. Me gjigantët portugezë zhvilloi 45 ndeshje gjatë sezonit të kaluar, duke dhënë sinjale të qarta për nivelin e tij të lartë.

Transferimi i tij te Paris FC u mbyll për një shumë prej rreth 17 milionë eurosh, me bonuse të mundshme dhe një përqindje të ardhurash nga një shitje e ardhshme, duke e bërë këtë marrëveshje një sinjal të qartë ambicieve të klubit në elitën franceze.

Otavio njihet për fizik të fortë, aftësi në duele ajrore dhe lexim të saktë të lojës. Ai pritet të jetë një shtyllë në mbrojtjen e Paris FC, që ka si objektiv të qëndrojë dhe të konsolidohet në Ligue 1.

Me përvojën që ka grumbulluar në Evropë dhe moshën ende të re, braziliani mund të jetë një nga emrat më interesantë për t’u ndjekur në sezonin e ri të kampionatit francez.

Ky është përforcimi i tretë i rëndësishëm për Paris FC këtë verë, pas afrimit të sulmuesit anësor Moses Simon nga Nantes dhe mbrojtësit Nhoou Sangui nga Reims. Klubi nga stadiumi Jean-Bouin u ngjit në elitën e futbollit francez si i dyti në Ligue 2, duke siguruar rikthimin e parë në Ligue 1 pas më shumë se katër dekadash – që nga sezoni 1978/79.

Ky hap tregon ambicien e Paris FC për të ndërtuar një skuadër konkurruese në nivelin më të lartë të futbollit francez.