Parisi finalizon dy super-transferet e verës

Illia Zabarnyi dhe Lucas Chevalier
Illia Zabarnyi dhe Lucas Chevalier

Paris Saint-Germain ka kompletuar dy përforcimet e mëdha të merkatos, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit ukrainas Illia Zabarnyi dhe portierit francez Lucas Chevalier.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, përcjellë Kërlaçki, duke bërë të ditur se të gjitha dokumentet mes klubeve janë nënshkruar dhe zyrtarizuar.

Ky hap është pjesë e strategjisë së përbashkët të presidentit Nasser Al Khelaifi, drejtorit sportiv Luis Campos dhe trajnerit Luis Enrique, të cilët e kishin prioritet afrimin e këtyre dy lojtarëve.

Zabarnyi, i lindur më 1 shtator 2002, ishte pjesë e Bournemouth-it që nga janari 2023 dhe është reprezentues i rregullt i Ukrainës. Chevalier, i lindur më 6 nëntor 2001, është rritur te akademia e Lille dhe ka qenë një nga portierët më premtues të Ligue 1.

Sipas raportimeve, PSG ka paguar rreth 70 milionë euro për Zabarnyin dhe 55 milionë euro për Chevalierin, duke konfirmuar edhe një herë ambicien për të mbetur në majën e futbollit evropian.