Partizani humb në shtëpi ndaj Nõmme Kalju, eliminohet nga Evropa

Partizani humb në shtëpi ndaj Nõmme Kalju, eliminohet nga Evropa
Partizani

Partizani pësoi humbje të ngushtë në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Nomme Kalju në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës UEFA, duke u eliminuar nga Evropa.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Estoni, skuadra shqiptare kishte shpresë për të avancuar falë avantazhit të fushës së vet, por një gol i vetëm i mysafirëve u mjaftoi për të kaluar më tej në garë. Nikita Ivanov ishte realizes i golit të vetëm në minutën e 104-të.

Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe me raste nga të dyja ekipet, por mungesa e efikasitetit në fazën sulmuese dhe një paraqitje solide e portierit estonez vendosën fatin e ndeshjes. Partizani provoi të rrezikojë deri në fund, por nuk arriti të gjejë golin që do ta çonte në raundin tjetër, ndërsa Skuka humbi penalltinë në minutën e 80-të.

Me këtë fitore 1-0 në Tiranë dhe barazimin 1-1 në Estoni, Nõmme Kalju kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës UEFA, duke lënë jashtë një nga skuadrat më të forta shqiptare.