Pas Dellovës dhe Bytyqit, tani te CSKA nënshkruan edhe Kevin Dodaj

Kevin Dodaj

Një nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar – Kevin Dodai, është tashmë lojtar i CSKA Sofjas. Anësori 19-vjeçar kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe nënshkroi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë.

Dodai kalon te CSKA nga Vlllaznia dhe do të veshë fanellën me numër 22. Ai bëhet përforcimi i tretë i i klubit këtë verë.

Kevin Dodai ka një potencial të jashtëzakonshëm, të cilin e demonstroi gjatë sezonit të tij të fundit në klubin e tij aktual. Cilësitë e tij të gjithanshme i lejojnë të luajë në të dy krahët, si dhe në krye të sulmit.

Kevin regjistroi 55 paraqitje me 9 gola dhe 4 asiste për ekipin e parë të Vllaznisë, duke përfshirë 2 ndeshje me një gol dhe një asist në raundin e parë të Ligës së Konferencës UEFA këtë sezon, duke e ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet për fazën tjetër.

Dodaj i bashkohet dyshes tjetër shqiptare te CSKA, Lumbardh Dellovës dhe Zymer Bytyqit, të cilët tash e një kohë luajnë te klubi bullgar.

Dellova dhe Bytyqi

Doday ka 7 paraqitje dhe 1 gol për ekipin kombëtar të të rinjve të Shqipërisë. Në historinë e CSKA-së ka luajtur edhe Altin Haxhi.