“Pele palestinez” vritet në Gaza teksa priste ndihma humanitare!

Suleiman al-Obeid
Suleiman al-Obeid

I njohur si “Pele palestinez”, Suleiman al-Obeid, ish-lojtari i ekipit kombëtar të Palestinës, është vrarë në një sulm izraelit ndaj civilëve që prisnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Al-Obeid, 41 vjeç, u vra të mërkurën kur forcat izraelite sulmuan një grup njerëzish që po qëndronin pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në Gazën jugore, njoftoi Federata Palestineze e Futbollit, përcjellë “Kërlaçki”.

I njohur si “Peleja i futbollit palestinez”, ai ishte një nga figurat më të ndritura të sportit në vend, duke shënuar mbi 100 gola gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.

“Lojtari i mëparshëm i kombëtares dhe ylli i skuadrës Khadamat al-Shati, Suleiman al-Obeid, u martirizua pasi forcat pushtuese [izraelite] sulmuan ata që prisnin ndihma humanitare në jug të Rripit të Gazës të mërkurën,” thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Palestinës.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti fillimisht për klubin Khadamat al-Shati në Gaza, për të kaluar më pas në Al-Amari Youth Center në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Me vdekjen e Al-Obeid, numri i sportistëve dhe familjarëve të tyre të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës ka arritur në 662. Prej tyre, 321 janë të lidhur drejtpërdrejt me futbollin – përfshirë lojtarë, trajnerë, zyrtarë dhe anëtarë të bordeve të klubeve.

suleiman al-obeid
suleiman al-obeid