Nga ora 21:00, FC Prishtina del në fushën e “ 𝗕𝗮𝗹𝗹𝘆𝗺𝗲𝗻𝗮“, ku ndeshet me skuadrën vendase, Larne. Skuadra nga Irlanda e Veriut kishte eliminuar edicionin e kaluar skuadrën tonë kampione, Ballkani.
Skudra bardhekaltër ka rreshtuar sistemin e njëjtë, por kryetrajneri Thaçi ka bërë dy ndryshime, njëra deri diku e çuditshme, ka ndërruar portierët, Nikën me Kolajn, kurse titullar është vendosur malazezin Saletiç, ardhja e fundit e këtij afati kalimtar, në vend të parashikimit tonë, Bytyqi.
Transmetim të ndeshjes nuk ka, ndërsa adhuruesit e klubit duhet të gjenden në platformat e parapagimit apo edhe në platforma të ndryshme ilegale.