
Skuadra e Shkëndijës do të jetë e hendikepuar në repartin ofensiv gjatë dy ndeshjeve të “play-off”-it të Ligës së Evropës kundër Ludogoretsit.
Sulmuesi i ri, Fiton Ademi, pësoi një dëmtim në nyjën e këmbës gjatë fitores së fundit ndaj Makedonija Gj, dhe parashikohet të mungojë për të paktën dhjetë ditë.
Kjo do të reduktojë opsionet e trajnerit Jeton Beqiri në sulm.
Edhe pse Ademi nuk është pjesë e rregullt e formacionit titullar, ai konsiderohet si një alternativë e rëndësishme për rotacion.
Megjithatë, është e sigurt që sulmuesi i talentuar nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër Ludogoretsit, si dhe për sfidën e radhës me Arsimin.
Në Shkëndijë mbizotëron optimizmi se Ademi do të rikuperojë në kohë për të qenë i gatshëm në ndeshjen e kthimit kundër Ludogoretsit në Razgrad.
