Përjashtohet Muriqi, Barcelona e fillon me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në La Liga

Barcelona
Barcelona

Vedat Muriqi ka nisur keq sezonin e ri në La Liga, teksa u ndëshkua me karton të kuq në humbjen e Mallorca-s ndaj Barcelonës.

Barcelona e hapi mbrojtjen e titullit me fitore të thellë 3-0 në transfertë ndaj Mallorcas.

Qendërsulmuesi Muriqi u përjashtua në minutën e 39 pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit katalunas, Joan Garcia.

Ndërhyrje brutale, Muriqi përjashtohet ndaj Barcelonës

Përveç tij, te Mallorca u ndëshkua me karton të kuq edhe mesfushori Manu Morlanes, pas një kartoni të dytë të verdhë në minutën e 33-të.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi Raphinha në minutën e 7, me asistim nga Lamine Yamal.

Ferran Torres realizoi golin e dytë në minutën e 23, ndërsa supertalenti Lamine Yamal vulosi fitoren në minutën e 94.

barcelona
barcelona