Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Shkodranët kanë mposhtur ekipin nga Islanda, Vikingur, me rezultatin 2:1 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Golat për vendësit i shënuan Melos Bajrami dhe Esat Mala, duke përmbysur rezultatin.
Ndeshja u zhvillua para një numri të konsiderueshëm tifozësh në “Loro Boriçi”.
Sfida e dytë do të luhet javën e ardhshme në fushën e Vikingurit, ku Vllaznia do të kërkojë të menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë kalimin në raundin e tretë të Conference League.