
Transferimi i Granit Xhakës te Sunderlandi është një tjetër kapitull në lidhjen e kësaj skuadre me futbollistët shqiptarë.
Para tij, katër emra të njohur nga trevat shqiptare kanë qenë pjesë e klubit anglez.
Lorik Cana u transferua te Sunderlandi në verën e vitit 2009 nga Marseille për rreth 5 milionë funte. Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe u bë kapiten i ekipit, duke udhëhequr skuadrën në 35 ndeshje gjatë sezonit. Në vitin 2010 u transferua te Galatasaray për 4.5 milionë euro.

Adnan Januzaj ishte pjesë e Sunderlandit në sezonin 2016/17, si huazim nga Manchester United. Ai luajti në 25 ndeshje në Premier League dhe regjistroi tri asistime. Pas përfundimit të sezonit u transferua te Real Sociedad.

Arbenit Xhemajli nënshkroi me Sunderlandin në shtator të vitit 2020, por për shkak të lëndimeve luajti pak. Aktualisht është pjesë e Egnatias në Superligën shqiptare.
Leon Dajaku iu bashkua Sunderlandit në gusht të vitit 2021 si huazim nga Union Berlin, kur klubi garonte në kategorinë e tretë angleze. Në vitin 2022 nënshkroi kontratë të rregullt, por u huazua menjëherë në janar 2023 te St. Gallen në Zvicër.

Me kalimin e Granit Xhakës, Sunderlandi rifiton një tjetër lojtar shqiptar në radhët e veta, këtë herë me përvojë të madhe ndërkombëtare.