
Bodo/Glimt ka shkatërruar Sturmin e Austrisë 5-0, Baseli i Shaqirit nuk qëndroi, por mirë që nuk humbi ndeshjen, ndërsa në Stamboll dhe Glasgu ndeshjet u mbyllen pa gola
Në Basel, vendasit kaluan në avantazh me një penallti të realizuar nga Xherdan Shaqiri, por FC Copenhagen barazoi në fundin e pjesës së parë me një goditje me kokë të Gabriel Pereiras. Ndeshja u shoqërua me tension, ndërhyrje nga VAR-i dhe një karton të kuq për Jonas Adjetey të Basel, duke e mbyllur duelin me rezultat 1–1.

Në Stamboll, Fenerbahçe dhe Benfica zhvilluan një duel të tensionuar dhe të barabartë, me raste për të dyja skuadrat, por pa gola. VAR ndërhyri disa herë, u ndanë plot tetë kartonë të verdhë dhe një i kuq për Florentino të Benficës. Ndeshja përfundoi 0–0, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në Lisbonë.

Ndërkohë, në veri të Evropës, Bodø/Glimt shkëlqeu përballë Sturm Graz, duke fituar me një rezultat të thellë 5–0. Norvegjezët dominuan që në fillim, me gola nga Høgh, Bjørtuft, Saltnes dhe Evjen, si dhe një autogol të William Boving. Kjo ndeshje praktikisht vendos fatin e këtij çifti.
🚨🇪🇺 | GOAL: OWN GOAL FOR THE FIFTH BODO/GLIMT GOAL!
Bodo/Glimt 5-0 Sturm Graz
— TheGoalsZone ✨ (@TheGoalsZone) August 20, 2025

Në përballjen tjetër, Celtic dhe Kairat Almaty nuk shkuan më larg se një barazim pa gola në Glasgow. Loja ishte e kujdesshme nga të dyja palët, me pak raste të rrezikshme.
Rezultatet
Basel 1–1 FC Copenhagen
Shaqiri 14′ (p), Pereira 45+3′Bodø/Glimt 5–0 Sturm Graz
Høgh 7′, Bjørtuft 10′, Saltnes 25′, Evjen 54′, autogol Boving 79′Fenerbahçe 0–0 Benfica
Celtic 0–0 Kairat Almaty