Pritshmëritë familjare dhe kulturore ndërsa ndjekin ëndrrën për t’u bërë futbolliste profesioniste

Bend It Like Beckham, Parminder Nagra
Bend It Like Beckham, Parminder Nagra

Mbi dy dekada pas premierës së tij në kinema, filmi i njohur “Bend It Like Beckham”. Filmi trajton temat e përplasjes kulturore, fuqizimit të grave, ndjekjes së pasioneve personale dhe përballjes me paragjykimet racore e gjinore. Ai është një homazh për përparimin e futbollit të femrave dhe ndryshimet shoqërore që ai reflekton.

gurinder chadha
bashkëskenaristja e filmit bend it like beckham gurinder chadha

“Jam e emocionuar të rikthehem te personazhet origjinale dhe të ringjall historinë e qëndrueshme, duke ndërtuar mbi trashëgiminë që ndihmuam të krijonim për futbollin e femrave”, ka thënë Chadha për Deadline, përcjellë Kërlaçki.

Ndërsa skenari i ri është ende në zhvillim, Chadha shpreson të bashkëpunojë sërish me bashkëskenaristin Paul Mayeda Berges dhe të rikthejë në ekran kastin origjinal – përfshirë aktoret Parminder Nagra dhe Keira Knightley.

Me popullaritetin në rritje të futbollit të femrave në Angli dhe në mbarë botën, Chadha, e cila jeton në Londër, ka dy vite që po mendon për një vazhdim të “Bend It Like Beckham”.

“Fillimisht nuk doja të bëja asgjë sepse nuk kisha një histori. Por pastaj krijova një histori fantastike, vërtet shumë ‘cool’. Tani ndihem e frymëzuar,” shpjegoi ajo. “Është dëshira ime e qartë të rikthej personazhet sa më shpejt. Futbolli i femrave është më konkurrues, më emocionues dhe më global se kurrë. Është një nder për mua të jem pjesë e këtij rrëfimi”, tha ajo.

Ndihmë nga trajnerja e SHBA-së, Emma Hayes

Për të ndërtuar vazhdimin, Chadha po këshillohet me figura të rëndësishme të botës së futbollit të femrave – përfshirë edhe trajneren e kombëtares amerikane të femrave (USWNT), Emma Hayes. Ato u takuan në Festivalin e Filmit në Kanë në maj 2025.

“Perspektiva e saj për botën e futbollit në atë nivel është e paçmueshme,” theksoi Chadha.

“Kam qarë kur kam parë filmin për herë të parë në kinema, sepse u ndjeva si Jess dhe Jules”, tregoi Hayes për Deadline. “Në atë kohë nuk kishte aspak shpresë për futbollin e femrave në Britani, prandaj shkova në SHBA për të provuar fatin”, ka thënë trajnerja e futbollit.

“Sot, 23 vite më vonë, nuk e kisha imagjinuar kurrë se sa shumë do ta ndryshonte ai film lojën. Tani kam punën më të mirë në botë – jam trajnerja e ekipit kombëtar të femrave të SHBA-së”, ka përfunduar ajo.

Premiera e vazhdimit të “Bend It Like Beckham” është planifikuar për vitin 2027, për të përkuar me 25-vjetorin e filmit origjinal dhe Kupën e Botës për Femra 2027.

Për çfarë bëhet fjalë në film

Bend It Like Beckham është një komedi-dramë sportive britanike e vitit 2002, me regji të Gurinder Chadha dhe me aktoret kryesore Parminder Nagra dhe Keira Knightley. Filmi ndjek historinë e dy adoleshenteve që përballen me pritshmëritë familjare dhe kulturore ndërsa ndjekin ëndrrën për t’u bërë futbolliste profesioniste.

Filmi trajton temat e përplasjes kulturore, fuqizimit të grave, ndjekjes së pasioneve personale dhe përballjes me paragjykimet racore e gjinore. Ai është një homazh për përparimin e futbollit të femrave dhe ndryshimet shoqërore që ai reflekton.

Protagonistja, Jesminder “Jess” Bhamra, është një vajzë britaniko-indiane që dashuron futbollin, por përballet me kundërshtimin e prindërve të saj tradicionalë. Pasi njihet me Jules, një lojtare e një ekipi lokal, ajo i bashkohet fshehurazi skuadrës. Përmes sfidave kulturore, konflikteve familjare dhe tensioneve personale — përfshirë një trekëndësh të lehtë dashurie dhe paragjykime shoqërore — Jess lufton për të ndjekur pasionin e saj për sportin.

Përfundimisht, familja e Jess e pranon ëndrrën e saj dhe ajo, së bashku me Jules, fiton një bursë për të luajtur futboll në SHBA. Filmi përfundon me një skenë përshëndetëse në aeroport, duke sugjeruar një të ardhme të ndritur për vajzat në sport dhe me një hapje të lehtë ndaj dashurisë mes Jess dhe trajnerit të saj Joe.