[ad_1]
Programi i akselerimit në formatin e një reality show The Founder Games dedikuar themeluesve të suksesshëm dhe rritjes së startupeve të rajonit hapi thirrjen për kohortën e parë nga 13 vende të Ballkanit si dhe Turqinë dhe Qipron duke e dërguar këtë edicion në një nivel të ri.
Startupet e fazave të hershme me ide inovative dhe një vizion me potencial të lartë, The Founders Games premton të sjellë një eksperiencë transformuese për çdo themelues e cila i pajis me mentorimin dhe mjetet e duhura për tu rritur.
Aplikimet në këtë program akselerimi janë të hapura deri më 15 Dhjetor. Jeni startup nga Shqipëria apo Kosova? Programi po mirëpret aplikime nga Shqipëri dhe Kosova, krahas vendeve të tjera fqinje, përmes kësaj lidhje: https://www.foundergames.com/register
132 startupe kanë aplikuar deri tani për tu bërë pjesë e këtij programi që përfshinë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje&Hercegovinën, Turqinë, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Qipron.
Mbi 300 mijë euro në investime, ky program akselerimi me vlerë 35 mijë euro sjell pranë startupeve pjesëmarrëse mbi 80 ekspertë nga gjithë bota, jep qasja në një rrjet ekskluziv investitorësh dhe korporatash si dhe një udhëtim në Silicon Valley për startupin më të mirë.
Programi fillon zyrtarisht më 15 Janar 2025 dhe të gjithë fituesit do të njoftohen. Episodi i parë i premierës Reality Show do të transmetohet në Shkurt të 2025.
Ndërkaq përmbyllja e programit me Demo-Day dhe Finalen e Madhe do të mbahet në Qershor të 2025.
Në sezonin e dytë, The Founders Games vjen për të frymëzuar dhe fuqizuar sipërmarrësit me aspirata të larta duke i pajisur ata me burime thelbësore, mentorim dhe ekspozim për t’i transformuar idetë e tyre në biznese të suksesshme.
Qëllimi i programit është të kultivojë një kulturë inovacioni dhe bashkëpunimi, duke u mundësuar sipërmarrësve të lulëzojnë dhe të kenë një ndikim domethënës në rajon dhe botë.
Pse duhet të bëheni pjesë e The Founders Games?
- Angazhim në seancat javore të personalizuara të mentorimit
- Qasje në mbi 80 mentorë ekspertë sipas nevojave
- Mjete dhe burimet thelbësore për të mbështetur rrugëtimin e ndërtimit dhe zhvillimit të startupit
- Ngjarje emocionuese në terren të përgatitura për të rritur rrjetin profesional të startupeve dhe sjellë ballë për ballë me investitorët
[ad_2]
Source link