Pse PSG nuk e ka zhvilluar ende asnjë ndeshje miqësore?

#image_title

Në një verë të pazakontë për një klub të madh, PSG nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore. Pas finales së Botërorit për Klube ndaj Chelsea-t më 13 korrik, të cilën e humbi, skuadra ka qenë në pushim total.

Kthimi në fushë është parashikuar për 13 gusht, për Superkupën e Europës kundër Tottenham, në Udine.

Stërvitjet kanë nisur vetëm më 6 gusht dhe do të zgjasin vetëm një javë – një përgatitje minimale për një ndeshje të këtij niveli.

Luis Enrique përballet me një mision të vështirë, pasi do të ketë shumë pak kohë për të përgatitur skuadrën për trofeun e parë të sezonit.

psg
psg

Ndryshe nga PSG, klubet e tjera të mëdha kanë zhvilluar miqësore, si Chelsea, që ka zgjedhur të përgatitet me ndeshje ndaj Bayer Leverkusen dhe Milan, duke hequr dorë nga turnetë globalë, por duke ruajtur ritmin e garës.

Pavarësisht nevojës për organizim, PSG vendosi të mos e nisë grumbullimin më herët, për shkak të lodhjes dhe nevojës fiziologjike për pushim të lojtarëve. Madje, stërvitja është shtyrë edhe me dy ditë krahasuar me planin fillestar.

Kjo e bën PSG-në klubin e vetëm të madh në Europë që do ta nisë sezonin pa asnjë miqësore verore dhe me një përgatitje fizike shumë të reduktuar. Superkupa ndaj Tottenham po afron dhe për Luis Enrique-n është një garë kundër kohës, pas humbjes ndaj Chelsea-t dhe me synimin për ta nisur sezonin me trofe.

psg
psg