
PSG ka dominuar në turneun e fundit të Kupës së Botës për Klube. Në grupe, ata mundën Atletico Madrid dhe Inter Miami me nga 4–0, ndërsa në çerekfinale mposhtën Bayernin 2–0.
Në gjysmëfinale, ata shkatërruan Real Madridin 4–0, duke e çuar skuadrën në finale të turneut. Në finalen e Lidhës së Kampionëve, PSG mundi Interin 5–0, duke vazhduar serinë e fitoreve të tyre të shkëlqyera, përcjellë Kërlaçki.
Një video e shpërndarë nga DAZN tregon strategjinë e PSG-së, lojtarët e skuadrës hyjnë menjëherë në gjysmën e kundërshtarit dhe fillojnë presionin intensiv që nga sekonda e parë. Ky stil agresiv i lojës ka rezultuar shumë efektiv, me PSG-në që ka dominuar çdo kundërshtar deri tani, me përjashtim të një humbjeje të vetme 1–0 ndaj Botafogos në fazën e grupeve.
Ky stil i lojës po konsiderohet njëra nga arsyt se përse PSG është shndërruarr si një makinë fituese në futbollin ndërkombëtar.