
Skuadra e Qarabag ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të të takimit ndaj Shkëndijës, falë një goli të shënuar nga Toral Bayramov.

Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë e azerëve. Mesfushori Bayramov realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në përballjen e raundit të tretë të Ligës së Kampionëve.
Pas një ndërhyrjeje të diskutueshme nga Ronaldo Webster në minutën e 16-të, gjyqtari Ivan Kruzliak sinjalizoi për një faull në favor të Qarabagut. Fillimisht u akordua goditje e lirë, por pas shqyrtimit të pamjeve nga VAR, arbitri vendosi se ndërhyrja ishte brenda zonës dhe akordoi penallti për mysafirët.
Përbërjet:
