
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, është lojtari më i ri i Çaykur Rizespor në Superligën turke.
Pas marrëveshjes së arritur me Sparta Pragën, Laçi ka udhëtuar drejt Turqisë ku kreu me sukses testet mjekësore në spitalin “Acıbadem Fulya”.
29-vjeçari firmosi kontratë 3-vjeçare me klubin turk, pas një sezoni mbresëlënës në Çeki, ku zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat – përfshirë Ligën e Kampionëve, kampionatin dhe Kupën e Çekisë.
Laçi, që ka përfaqësuar Shqipërinë me krenari në arenën ndërkombëtare, sjell përvojë dhe cilësi në mesfushën e Rizesporit.
Klubi truk i uroi mirëseardhje mesfushorit kuqezi: “Mirë se erdhe, Qazim Laçi! Të urojmë shumë suksese!”.