Qeveria e Kosovës ndan 1.9 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”

Llapi
Llapi

Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të rinovohet me një investim prej 1.9 milionë eurosh!

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit në Podujevë.

Ky projekt i shumëpritur përfshin mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s, Kategoria 3, përcjellë “Kërlaçki”.

Kjo është një përkrahje e madhe për sportin në Podujevë. Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit Hajrullah Çeku dhe Qeverisë së Kosovës për angazhimin e tyre.

Urime të gjithë tifozëve dhe sportistëve!”, shkroi kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën sportive dhe do të ofrojë kushte të avancuara për ndeshjet dhe aktivitetet sportive.

kf llapi