
Konferencë 25-minutëshe me sinqeritet dhe transparencë
Zekerija Ramadani qëndroi për rreth 25 minuta para mediave në konferencën për shtyp, duke ndjekur një praktikë që rrallë shihet te skuadrat tona. Ai u përgjigj me sinqeritet në një sërë pyetjesh nga gazetarët vendorë, përfshirë edhe ato që lidhen me të ardhmen e tij, duke ofruar një komunikim të hapur e të drejtpërdrejtë para ndeshjes vendimtare në Ligën e Konferencës.
Ramadani: “Objektivi real është Liga e Konferencës.”
“Dështim nuk mund ta llogaris, sepse pas çdo viti duhet të ketë progres. Nëse nuk e kalojmë këtë fazë, nuk do ta konsideroj si dështim. Por nëse kryesia e klubit e sheh kështu, atëherë përgjegjësia absolutisht bie mbi mua”, deklaroi Ramadani me qartësi. Ai shtoi se qëllimi i këtij edicioni është i qartë: “Objektivi real është Liga e Konferencës.”
“Thjesht duhet të kualifikohemi, nuk e mendoj se nuk do të kualifikohemi!”, ka përfunduar Ramadani.