Ramadani nuk vuan më si mysafirë në Evropë

Zekerija Ramadani
Zekerija Ramadani

Drita sonte ka arritur fitore historike dhe kualifikimin e parë nga ndonjë skuadër në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Fitore të madhe, të dytën – më të rëndësishmen në karrirë si tranjner në fushë mysafire, ka arritur edhe kryetrajneri, Ramadani. 

Kyetrajneri i Dritës Ramadani ka garuar në Evropë me katër skuadra të ndryshme kosovare dhe sonte në Luksemburg ka regjistruar ndeshjen 26-të zyrtare, duke arritur 12 fitore, 1 barazim dhe 13 duele të humbura me goldallim, 33:39.

Por, deri sonte, si mysafir, “Zeka” vuante. Nga 8 ndeshjet e derisontme të luajtura në fushat e kundërshtare, kishte arritur vetëm një fitore, në edicionin e kaluar në Islandë (Breidablik 2-1), ndërsa kishte arritur edhe një barazim me TNS më 2019 me Feronikelin (2:2). Kurse ka regjistruar 6 humbje.

Ramadani ka edhe dy paraqitje me Prishtinën në fushë neutrale, kur në Elbasan ka arritur dy fitore me Prishtinën ndaj skuadrave të Andorrës dhe San Marinos.

Ndërsa, kjo ishte vetëm fitorja e dytë në fushën e rivalëve, historike për të, për Dritën dhe për futbollin e Kosovës.

perberjet
perberjet

 

Hinterlasse jetzt einen Kommentar

Kommentar hinterlassen