
Ramiz Sadiku triumfon në derbin e kryeqytetit ndaj 2 Korrikut – Bllaca shkëlqen me dopietë.
Me një derbi të kryeqendrës në mes të Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut u hap sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Të vetmet dy skuadra të kryeqytetit në këtë rang garash u përballën të dielën në një ndeshje plot ritëm, raste dhe gola.
Fitorja i takoi skuadrës së Ramiz Sadikut, që mposhti rivalin lokal me rezultat 2-1. Heroi i ndeshjes ishte Arjol Bllaca, i cili realizoi dy gola ndaj ish-klubit të tij, 2 Korrikut. Bllaca, dikur pjesë e kategorive të reja të 2 Korrikut, kishte kaluar edhe nga Ballkani para se t’i bashkohej skuadrës nga “Lagjja e Spitalit”.
Golin e vetëm për 2 Korrikun e realizoi Labinot Jetullahu nga pika e bardhë. Jetullahu, që rikthehet në klub pas një periudhe te Prishtina e Re, ishte një nga përforcimet e fundit të ekipit nga “Arbëria”.
Një moment për t’u veçuar në këtë takim ishte edhe debutimi i 16-vjeçarit Omer Shala te skuadra e trajnerit Labinot Haziri – një sinjal pozitiv për të ardhmen e klubit.
Dragusha: Jemi skuadra më e re në ligë, presim një tjetër kampionat të suksesshëm!