Rashford mund të regjistrohet pas nënshkrimit të raportit nga Ter Stegen

Ter Stegen
Ter Stegen

Aktualisht, katër traumatologë me përvojë të gjatë po shqyrtojnë raportin mjekësor të operacionit që lojtari gjerman miratoi të premten mbrëma, një dokument i nënshkruar edhe nga kapiteni i Barcelonës.

Komisioni i përbërë nga katër doktorë  – ku njëri prej tyre do të abstenojë nga votimi për shkak të lidhjeve të mëparshme me klubin katalanas. Sipas burimeve të Mundo Deportivo, përcjellë Kërlaçki, vlerësimi i dokumentacionit nga secili prej tyre zakonisht zgjat 2 deri në 4 ditë dhe, në shumicën e rasteve, përfundimi është unanim.

Nëse një prej tre mjekëve jep një mendim negativ, atëherë do të thirret një mbledhje e përbashkët për vendimin përfundimtar – një skenar që konsiderohet i pamundur, por që do të vononte publikimin. Në raste të raportimeve mjekësore të paqarta ose të papërputhshme, lojtari mund të thirret nga vetë Komisioni për ekzaminime shtesë.

Afatet kohore janë të rëndësishme, pasi e premtja, 15 gusht, është ditë pushimi, por La Liga do të vazhdojë punën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me klubet, sidomos për shkak të fillimit të sezonit fundjavën e ardhshme dhe regjistrimeve të fundit për javën e parë.

Pas shpalljes së vendimit, Barcelona do të ketë 20 ditë kalendarike (pa përfshirë fundjavat dhe festat) për të kërkuar përdorimin e hapësirës së pagës së Ter Stegen për të regjistruar portierin Joan Garcia. Fillimisht, rregullorja lejon përdorimin e 50% të shumës, por nëse vendimi konfirmon se portieri do të mungojë për pesë muaj ose më shumë, kjo shifër ngjitet në 80%.

stegen
ter stegen

Autorizimi që ka nënshkruar Ter Stegen

FC Barcelona ka njoftuar se portieri gjerman, Marc‑Andre ter Stegen, ka nënshkruar autorizimin e nevojshëm që shërbimet mjekësore të klubit të dërgojnë te LaLiga raportin mjekësor për operacionin e tij të fundit. Ky dokument është pjesë e rregullave të përcaktuara në Rregulloren e Buxhetit të LaLiga-s, neni 107, i lidhur me llojet e dëmtimeve afatgjata.

Pas kësaj nënshkrimi, konflikti i shkaktuar nga hezitim i lojtarit për të nënshkruar raportin është zgjidhur. Barcelona ka mbyllur procedimin disiplinor dhe i ka rikthyer trakën e kapiten menjëherë.

Konflikti kishte nisur kur Ter Stegen refuzoi të firmoste raportin mjekësor pas operacionit në shpinë, duke penguar kështu mundësinë për të përfituar 50–80 % të pagës së tij për regjistrimin e futbollistëve të rinj, si Joan Garcia dhe Marcus Rashford.

Pavarësisht se klubi fillimisht e suspendoi si kapiten dhe nuk përjashtoi një procedim disiplinor, marrëveshja u gjet përmes dialogut. Ter Stegen publikoi një komunikatë në rrjetet sociale, duke treguar gatishmëri bashkëpunimi dhe duke mohuar që e gjitha kjo kishte në themel interesi ekonomik.