Rastet dhe golat: Prishtina e Re deklasoi Malishevën, debutim ëndrrash në Superligë

Prishtina e Re
Prishtina e Re

Prishtina e Re ka nisur me stil aventurën e saj në Superligën e Kosovës, duke shënuar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 4-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.

Skuadra debutuese dominoi ndeshjen dhe tregoi potencial të madh që në javën e parë, përcjellë “Kërlaçki”.

Hero i takimit ishte Toni Gomes, i cili realizoi dy gola, ndërsa me nga një gol kontribuan edhe Lorik Dobratiqi dhe Abdoul Zoungrana.

Kjo fitore e thellë jo vetëm që i jep besim ekipit për vazhdimësinë e sezonit, por edhe sinjalizon se Prishtina e Re është gati për të konkurruar denjësisht në elitën e futbollit kosovar.

Të gjitha golat dhe rastet më të mira mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme: