
Rey Manaj, aktualisht pjesë e Sivassporit, po tërheq interesin e Samsunspor, skuadra që deri tani ka ndërmarrë hapat më konkretë për transferimin e tij.
Samsunspori synon të përforcojë ekipin për garat evropiane dhe e ka vendosur Manajn në listën e prioriteteve.
Bisedimet zyrtare ndërmjet palëve pritet të nisin së shpejti. Edhe pse kontrata e Manajt me Sivassporin skadon në qershor të vitit 2026, një transferim gjatë kësaj vere nuk përjashtohet.

Sulmuesi shqiptar shënoi 12 gola në sezonin e kaluar, duke marrë vlerësime të larta për paraqitjet e tij.
Sipas Transfermarkt, vlera aktuale në treg e Manajt është 3 milionë euro.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar