[ad_1]
Postuar: Janar 4, 2025 | 9:29
Skuadrat e Serisë A dhe Premier Ligës, do të zbresin ditën e sotme në fushë, për të luajtur përballjet e para për vitin 2025.
Në kampionatin italian janë planifikuar të zhvillohen 3 duelet e vlefshme për javën e 19-të, teksa spikat dueli mes Fiorentinës dhe Napolit që do të startojë në orën 18:00, ndërkohë që në orën 15:00, zbret në fushë Empoli i Ismajlit kundër Venecias. Ndërkohë darka mbyllet me duelin Verona-Udineze.
Për sa i përket Premier Ligës angleze, do të zhvillohen 7 duelet e vlefshme për javën e 20-të. Në fushë do të zbresë edhe Evertoni i Armando Brojës, apo emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit anglez, si Mançester Siti, Çelsi, Arsenali, por edhe Totenhemi, që do të ngrejë siparin në duelin e orës 13:30 ndaj Njukastëllit.
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link