Rikthim me atmosferë: “Shqiponjat e Zeza” dhe publiku drenicas mbushin stadiumin “Bajram Aliu”

Drenica - Llapi 0-0
Drenica - Llapi 0-0

Pavarësisht mungesës së golave në ndeshjen mes Drenicës dhe Llapit, atmosfera në stadiumin “Bajram Aliu” ishte e bukur. Tribunat ishin të mbushura me tifozë entuziastë që krijuan një ambient të bukur sportiv, duke dhënë sinjal të qartë se Drenicës i është ndier mungesa në Superligë.

drenica - llapi 0-0
drenica llapi 0-0

Pas dy vitesh mungesë, skuadra kuqezi u rikthye në elitën e futbollit kosovar. Drenica, që nga viti 2000 deri në vitin 2023, ishte skuadra me qëndrimin më të gjatë të pandërprerë në Superligë pas Prishtinës, pa rënë kurrë nga liga për 23 vite rresht.

drenica - llapi 0-0
shqiponjat e zeza drenica llapi 0-0

Megjithatë, pavarësisht historisë së pasur në elitë, Drenica mbetet pa asnjë trofe të madh dhe pa ndonjë pjesëmarrje në garat evropiane. Tani, me rikthimin në Superligë, synimet janë më të qarta, dhe përkrahja nga tifozët – veçanërisht “Shqiponjat e Zeza” – është tregues i qartë i besimit dhe dashurisë që ka komuniteti për këtë klub.

drenica - llapi 0-0
stadiumi bajram aliu drenica llapi 0-0

Stadiumi “Bajram Aliu”, i cili pritet të pësojë investime të mëtejshme, ofroi sot një pamje të jashtëzakonshme – një rikthim që flet jo vetëm për sportin, por për identitetin e një qyteti dhe rajoni të tërë.

drenica - llapi 0-0
igabll jashari drenica llapi 0-0
drenica - llapi 0-0
drenica llapi 0-0