Rumunët frikësohen nga numri i madh i tifozëve që mund ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”

#post_seo_title

Të enjten mbrëma, në orën 20:00, Prishtina do të jetë epiqendra e një dueli të madh evropian: Drita përballet me FCSB-në në ndeshjen e kthimit të rundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Në takimin e parë në “Arena Nationala”, skuadra rumune përmbysi disavantazhin 0:2, duke fituar 3:2. Tani, në Kosovë, FCSB vjen në një moment të vështirë, me krizë rezultatesh dhe nën presionin e mbi 10 mijë tifozëve vendas.

Sipas rregullit të “protokollit”, ashtu si në Bukuresht nuk pati kosovarë, edhe në Prishtinë nuk do të ketë tifozë rumunë.

Një stadium që pritet të vlojë

“Fadil Vokrri” ka kapacitet prej gati 14 mijë vendesh dhe është shtëpia e Kosovës. Rumania ka luajtur aty në shtator 2024, duke fituar 3:0 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Nga lojtarët e FCSB-së, vetëm Darius Olaru pati minuta në atë takim, ndërsa Denis Alibec dhe Ştefan Tarnovanu qëndruan në stol. Për ndeshjen e së enjtes, Tarnovanu do të startojë, ndërsa Alibec do të mungojë.

intelekualët

Nga Differdange te “makthi” Shkëndija

Kampionia e Kosovës, Drita, ka eliminuar Differdangen në raundin e parë të Ligës së Kampionëve dhe më pas është përballur me Copenhagenin, ku në Prishtinë kishte afro 9 mijë tifozë.

Përballja me FCSB-në pritet të thyejë rekordin e këtij sezoni, me mbi 10 mijë “Intelektualë” dhe mbështetës të tjerë. Emri i tifo-grupit daton nga fundi i viteve ’90, kur përveç futbollistëve, skuadra kishte në radhët e saj shkrimtarë, poetë e politikanë.

Ngjashëm me Shkëndijën e Tetovës – e cila ka qenë “makthi” i fundit për FCSB-në – edhe Drita përfaqëson një klub me identitet të fortë shqiptar dhe një histori sfidash gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

fcsb - drita 0-1
fcsb drita 0-1

Ramadani: Nuk pësojmë më tre gola

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, premton atmosferë elektrizuese, duke besuar te tifozët e shumtë në stadium.

“Tifozët tanë janë gjithmonë pranë nesh, edhe kur nuk kemi rezultate pozitive. Do të jenë më të shumtë se në ndeshjen me Copenhagenin”.

zekirija ramadani

:Atmosfera do të jetë festive, sepse kemi rezultat që na jep shpresë dhe çdo gjë mund të ndodhë. Jam krenar për ‘Intelektualët’ dhe do të japim gjithçka në fushë. Nuk mendoj se do të pësojmë përsëri tre gola dhe besoj se mund të shënojmë të paktën dy”, tha ai për GSP.