
Santa Clara përmbysi disavantazhin nga ndeshja e parë dhe eliminoi Varazhdinin nga kualifikimet e Ligës së Konferencës, falë një fitoreje 2-0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Azore.
Pas fitores 2-1 të kroatëve në ndeshjen e parë, vendasit u treguan më të vendosur dhe efikas në ndeshjen e kthimit, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Në minutën e 5-të, sulmuesi Vinicius Lopes shënoi golin e parë për Santa Claran, pas një reagimi të dobët nga portieri Goran Zelenika. Ky gol i dha ritëm vendasve, të cilët dominuan pjesën e parë me kontroll dhe presion konstant.
Në pjesën e dytë, presioni i skuadrës portugeze dha frytet në minutën e 68-të. Pas një goditjeje të Lopes që u përplas në traversë, Gabriel Silva përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi golin e dytë për Santa Claran, duke vulosur fatin e sfidës.
Varazhdini, që vinte me një epërsi 2-1 nga ndeshja e parë e luajtur në shtëpi, nuk arriti të ruajë avantazhin. Skuadra kroate nuk tregoi mjaftueshëm qartësi në sulm dhe vuajti në mbrojtje përballë një kundërshtari më energjik dhe më i vendosur në fazën sulmuese.
Ky eliminim përbën një zhgënjim për klubin kroat, që synonte të shkruante historinë në arenën evropiane, ndërsa Santa Clara tani është në pritje për të mësuar rivalin në raundin e tretë ndërmjet Prishtinës dhe Larnes.