
Numri një i gjyqtarëve të Serie A dhe B, Gianluca Rochi, ka folur për sezonin e ri dhe për përdorimin e VAR-it, duke bërë zyrtare procedurën e re gjatë takimit para-sezonal në Cascia.
“Karakteristika kryesore e sezonit të ardhshëm do të jenë njoftimet direkt në fushë”, deklaroi Rochi.
Gjyqtari do të ketë mundësinë të shpjegojë vendimin e marrë pas ndërhyrjes së VAR-it, drejtpërdrejt në stadium dhe në transmetimin televiziv”.
“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në komunikim, për të cilin kemi punuar prej vitesh. Tani, shpjegimet do të bëhen në kohë reale dhe para të gjithë publikut”.
“Do të jemi të përgatitur plotësisht. Kemi një grup të përzgjedhur dhe synojmë të standardizojmë gjuhën dhe përmbajtjen për të qenë sa më të qartë me shikuesit”.
“Nuk ka një kufizim kohor për njoftimet në fushë,” shtoi ai.
