
Xherdan Shaqiri vazhdon të tregojë se është lojtari kyç i FC Basel, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të madhe ndaj Young Boys në javën e katërt të Superligës së Zvicrës.
Me dy gola të shënuar dhe një paraqitje mbresëlënëse, ylli shqiptar ishte pa diskutim protagonisti kryesor i mbrëmjes në “St. Jakob-Park”.
Shaqiri barazoi fillimisht rezultatin në minutën e 39-të me një goditje precize, pas një kombinimi të zgjuar me Dominik Schmid.
If at first you don’t succeed… 🪄
A lesson from Xherdan Shaqiri as he forces Keller into an excellent save, hits the bar and then crashes in the equaliser all in the space of two minutes tonight vs. YB. 😅
📽 @blueSport_de (IG) pic.twitter.com/btKLd93d7I
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) August 6, 2025
Në pjesën e dytë, ai mori përsipër edhe realizimin e penalltisë në minutën e 60-të, duke e dërguar topin në rrjetë për herë të dytë dhe përmbysur rezultatin në 2-1.
Përveç dy golave, kontributi i tij në lojë ishte i jashtëzakonshëm. Ai kishte 80 prekje të topit, krijoi dy shanse të mëdha për bashkëlojtarët dhe udhëhoqi çdo aksion ofensiv të skuadrës.
😍 𝗗𝗶𝗲 𝗱𝗿𝗲𝘆 𝗣ü𝗻𝗴𝗴𝘁 𝗯𝗹𝘆𝘆𝗯𝗲 𝗶𝗻 𝗕𝗮𝘀𝗲𝗹 ❤️💙#FCBasel1893 #AlliZämme #imRotblaueRusch #rotblaulive
Mit viel Energie zum Sieg: @IWB_Basel gratuliert von Herzen! pic.twitter.com/Iloo56AsG7
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 6, 2025
Platforma ndërkombëtare e statistikave, SofaScore, e vlerësoi Shaqirin me notën 8.9, më të lartën nga të gjithë lojtarët në fushë.
Shaqiri po dëshmon se mbetet zemra dhe mendja e FC Basel – një lider në fushë dhe jashtë saj.