Shehu shënon, Gallapeni e Selahi 90 minuta – Widzew Lodz barazon

Shehu - Gallapeni
Shehu - Gallapeni

Skuadra polake Widzew Lodz ka barazuar 1–1 ndaj Wisla Płock në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Ekstraklasës. Për ekipin e Lodzit dy protagonistët kryesor në ndeshje ishin tre futbollistët shqiptar, Julian Shehu, Dion Gallapeni dhe Lindon Selahi.

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 36-të me golin e Lukasz Sekulski, por vetëm pesë minuta më vonë erdhi reagimi i vendasve. Juljan Shehu, reprezentuesi shqiptar shënoi golin e barazimit në minutën e 41-të, duke finalizuar një aksion të mirëorganizuar. Është ky goli i 2-të i mesfushorit ofensiv shqiptar përkundër edhe një asistimi në 4 ndeshjet e para të kampionatit polak.

Ndërsa Dion Gallapeni zhvilloi një paraqitje të plotë, duke luajtur të gjitha 90 minutat dhe kontribuar në stabilitetin e skuadrës. Është kjo paraqitja e dytë e Gallapenit pas ndeshjes së parë si zëvendësues para një jave kundër Katovices. Ndërsa, Lindon Selahi po ashtu zhvilloi 90 minuta, duke u zëvendësuar në minutën e parë shtesë.

Takimi u luajt në “Miejski”, ku të dyja skuadrat prodhuan raste, por nuk arritën të gjejnë golin e fitores. Pas këtij barazimi, Widzew mban vendin e pestë në renditje, ndërsa Wisla Plock kryeson kampionatin me tre fitore dhe një barazim në katër javët e para.