
Nga ora 19:00 takohen Sheriff Tiraspol – FC Prishtina. Ndeshja e parë e raundit kualifikues të UEFA Europa League.
Live transmetim direkt i ndeshjes:
Sheriff – Prishtina 4-0 (2-0)
Prishtina pëson humbjen e dytë të rëndë në Evropë, të parën kishte pësuar në debutimin evropian në po të njëjtin kompeticion kundër Norrkoping më 2017. Katër vjetë mungesë garash, nuk e kanë përmirësuar gjendjen e vetëbesimit te skuadra më e madhe në vend. Shihemi në ndeshjen kthyese në Prishtinë pas një jave.
Përfundon ndeshja.
90′ Dy minuta shtesë.
88′ Veliu zëvendësohet Ahmetin, ndërsa Namani me Saletiç.
79′ GOOL Odede depërton nga e majta dhe sapo afrohet brenda zonës parabolon portierin Kolaj i cili provoi të i ngushtone këndin, 4-0. Sheriff i pandalshëm, tjetër nivel.
74′ GOOL Kapiteni nga Burkina Faso Bayla, i pandalshëm brenda zonës, shënon het-trik, 3-0.
73′ Gjoni nga distancë e madhe, pret Kolaj, shpëton Kolaj.
70′ Dy kartona të verdhë për prishtinasit, Salihu (69′), Vitija (70′).
67′ Salihu në vend të Limanit dhe Shillova në vend të Mujës.
66′ Kundërzbritje nga Serybian, futet në zonë, kërkon penallti në një ndërhyrje, gjyqtari afër nuk jep sinjalizim.
63′ Pjesa e dytë shumë e qetë, asnjë rast nga asnjëra palë.
57′ Gjoni shënon, por VARi anulon golin për pozitë jashtë lojës.
46′ Ndreca në vend të Baftiut.
Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e dyfishtë të skuadrës vendase. Prishtina tregoi ngathësi në mbrojtje, ndërsa papërqëndruem mjaftueshëm në sulm.
45′ Një minutë shtesë.
37′ Tentim i vendasve, e lehtë për portierin Kolaj.
28′ Tjtër mundësi nga e majta, Prishtina në ofanzivë, por edhe të papërqëndruar.
25′ Baftiu rast tjetër i mirë, provon me kokë, plogësht, kap portieri.
23′ Rast ideal Prishtina, gjuan Baftiu pret portieri, qëllohet shtylla nga topi i dëbuar nga Veliu, por më parë pozitë jashtë lojës.
19′ GOOL Kapiteni vendas dyfishon rezultatin, gjuajtje e lirë nga e djathta, mbrotje e ngathët e Prishtinës, përfiton me kokë Bayala – 2:0.
17′ Tjetër tentim i rrezikshëm, Ademo ballore brenda zonës, skaj pingules.
11′ GOOL Shënojnë vendasit me kapitenin Bayala – 1:0. Gabim i rëndë i Prishtinës në mesfushë.
1o‘ Rasti më i mirë në ndeshje, shqiptari Gjoni, plogësht.
5′ Edhe një tentim i skuadrës sonë përfundon në luftën një-me-një pothuajse brenda zonës.
2′ Gjuajtje e rezikshme e Prishtinës, pret dhe kap topin portieri vendas.
1′ Ka nisur ndeshja në Tiraspol.
Linku i ndeshjes:
https://gooool365.org/online/178507-sherif-prishtina-10-ijulja-prjamaja-transljacija.html
Шериф – Приштина смотреть онлайн трансляция 10.07.2025
Cyril Bayala, futbollist i Sheriff, para ndeshjes me FC Prishtinën:
“Nesër është ndeshja jonë e parë në Europa League, dhe jam shumë i emocionuar për këtë gjë. Ka shumë entuziazëm dhe ne jemi gati; kemi arritur tre fitore në tri xhiro të kampionatit dhe po e afrohemi me besim të plotë ndeshjes që na pret. Do t’u them lojtarëve se është një privilegj i madh të luash në një ndeshje të tillë. Unë jam një nga lojtarët më të moshuar në ekip dhe gjithashtu kapiteni. Ky është një moment pozitiv – mund t’u transmetoj përvojën time futbollistëve të rinj.”
Kërlaçki vetëm një futbollist nuk e qëllon të saktë, Arsim Thaçi ka vendosur Mujën në Krahun e majtë dhe jo Saletiç, ndërsa Baftiu luan përpara.

Përbërjet e dy skuadrave

Linku më poshtë ku mund të gjeni ndeshjen
Шериф – Приштина смотреть онлайн трансляция 10.07.2025

Ndeshjen transmetojnë We Sports Moldova dhe Fast Sports 1 nga Armenia
Pamje nga teshatoret e Prishtinës në „Sheriff Arena“
