
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija sot zbret në edicionin e 14-të evropian në ndeshjen e 54-të radhës.
The New Saint në Uells pret Shkëndijën nga ora 21:00 (transmetim i ndeshjes në Radio Televizionin e Maqedonisë).
Shkëndija asnjëherë në grupe
Kuqezinjtë debutimin e parë në Evropë e kanë në vitin 2011 në Champions kur ishin eliminuar nga Partizani i Beogradit. Që nga ajo kohë, tetovarët kanë pasur mjaft shumë suksese, por fatkeqësisht pa ia dalë të kualifikoheshin në grupe, megjithëse gjeneratë futbollistësh dhe mundësi të pashfrytëzuar kanë pasur. Megjithëse shpesh rrugëtimin e ndërperin skuadra të mëdha Evropiane, si Milan në Play-off të vitit 2018 në Europa League (0-1/0-6), apo një vit më herët po në Play-off po të Europa League nga Gent i Belgjikës (0-4/1-2). Aspask lehtë s’ishte as në vitin 2018 po në të njëjtën garë në raundin e 3-të kundër Red Bull Salzburg (0-3/0-4), apo edhe Tottenham Hotspur (2020, raundi i tretë në Europa League) në një ndeshje 1-3, si dhe nga penalltitë me AIK-un suedez më 2022 në Conference, përcjell Kërlaçki.com
Veç kësaj, skuadra ka ditur të ketë edhe eliminime shumë të hidhura nga skuadra pak favorite dhe më pak të njohura.
Me rivalët e sotëm, Shkëndija është përballur suksesshën në vitin 2018 (Champions – raundi i parë) kur e kishte eliminuar në dy ndeshje dramatike, 5:0 dhe humbjes, 0-4.
TNS edicionin e kaluar u kualifikua në grupet e Conference
Në anën tjetër, skuadra uellsiane, ka përvojë të gjatë garuese në Evropë, merr pjesë nga viti 1996, por viti që duhet mbajtur mend dhe kualifikimi i vetëm ishte në edicionin e kaluar në Conference League në grupet e saj ku e mbyllen me vetëm një fitore karshi Astana-s së Kazakistanit ne grup dhe me Fiorentinën dhe Djugardensin suedez, mbyllë pasqyrimin, Kërlaçki.com.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar