
Revista prestigjioze France Football shpalli sot, në një ceremoni solemne, emrat e kandidatëve për çmimin më të lartë individual në botën e futbollit – Topin e Artë, përcjellë Kërlaçki.
Bëhet fjalë për një listë prej 30 futbollistësh nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë për këtë trofe të lakmuar – titullin e lojtarit më të mirë në botë.
Pas publikimit të listës me 30 emra, fituesi do të zgjidhet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga gazetarë të specializuar – nga një për çdo shtet pjesëmarrës.
Që nga viti 2022, të drejtë vote kanë vetëm gazetarët nga 100 vendet më të mira në renditjen e FIFA-s për meshkuj (dhe 50 për femra).
Mbajtësi aktual i trofeut është mesfushori spanjoll Rodri, por është e sigurt që ai nuk do të mund ta mbrojë titullin, pasi mungoi të gjithë sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.
Të nominuarit për lojtarin më të mirë në botë janë:
Kylian Mbappe (Real Madrid)
Scott McTominay (Napoli)
Lautaro Martinez (Inter)
Alexis Mac Allister (Liverpool)
Robert Lewandowski (Barcelona)
Khvicha Kvaratskhelia (PSG)
Harry Kane (Bayern)
Achraf Hakimi (PSG)
Viktor Gyokeres (Arsenal)
Erling Haaland (Manchester City)
Serhou Guirassy (Borussia Dortmund)
Denzel Dumfries (Inter)
Desire Doue (PSG)
Jude Bellingham (Real Madrid)
Gianluigi Donnarumma (PSG)
Ousmane Dembele (PSG)
Joao Neves (PSG)
Nuno Mendes (PSG)
Cole Palmer (Chelsea)
Michael Olise (Bayern)
Pedri (Barcelona)
Raphinha (Barcelona)
Declan Rice (Arsenal)
Fabian Ruiz (PSG)
Mohamed Salah (Liverpool)
Vinicius Junior (Real Madrid)
Virgil van Dijk (Liverpool)
Lamine Yamal (Barcelona)
Vitinha (PSG)
Florian Wirtz (Liverpool)