“Shpërthen” Isak, ky është postimi i tij në Instagram sot!

Alexander Isak
Alexander Isak

Futbollisti suedez, Alexander Isak, ka deklaruar se Newcastle United nuk i ka mbajtur premtimet dhe se raportet mes tij dhe klubit nuk mund të vazhdojnë, ndërsa ai synon largimin gjatë verës. Kanë kaluar 19 ditë qëkur Newcastle refuzoi ofertën prej 110 milionë funtesh të Liverpoolit për sulmuesin kryesor.

Sipas BBC-së, Isak ka besuar se do të lejohej të largohej nëse një klub i madh do të ofronte çmimin e duhur.

Të martën, ai publikoi një deklaratë në Instagram për të sqaruar pse nuk mori pjesë në ceremoninë e çmimeve të Shoqatës së Futbollistëve Profesionalë, ku ishte përfshirë në ekipin e sezonit.

“Kam heshtur për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët kanë folur. Kjo heshtje u ka dhënë hapësirë njerëzve të shpërndajnë versionet e tyre, ndonëse e dinin se ato nuk reflektonin atë që ishte thënë dhe për çfarë jemi pajtuar pas dyerve të mbyllura. Realiteti është se premtimet janë dhënë dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim prej kohësh. Kur premtimet dhe besimi thyhen, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”, ka shkruar ai.

alexander isak

Në anën tjetër, Newcastle ka reaguar duke thënë se futbollisti është nën kontratë dhe se “nuk ka pasur asnjë zotim nga ndonjë zyrtar i klubit se ai mund të largohet këtë verë”.

“Siç ia kemi shpjeguar Alexit dhe përfaqësuesve të tij, ne gjithmonë marrim në konsideratë interesat më të mira të Newcastle United, ekipit dhe tifozëve tanë në çdo vendim. Kemi qenë të qartë se kushtet për shitje këtë verë nuk janë përmbushur dhe nuk parashikojmë që ato të plotësohen”, thuhet në reagimin e klubit.

25-vjeçari është një nga emrat më të përfolur të merkatos që mbyllet më 1 shtator.

Liverpooli tani duhet të vendosë nëse do të paraqesë një ofertë më të lartë.

alexander isak
alexander isak